Korçë, ceremoni përkujtimore
për klerikun Papa kristo Negovani

Korçë, ceremoni përkujtimore<br />për klerikun Papa kristo Negovani
KORÇË - 110 vjet nga momenti kur Papa kristo Negovani u masakrua në emër të misionit të tij patriotik, Kisha ka hapur dyert duke zhvilluar një ceremoni për përkujtimin e tij. 
 
Kleriku i cili guxoi të predikojë në gjuhën shqipe në kundërshtim me synimet e shovinistëve grekë është përkujtuar në ambientet e katedrales "Ringjallja e Krishtit", ndërsa është përkujtuar më herët edhe në Muzeun Kombëtar të arsimit ku janë sjellë elemente të veçanta lidhur me punën e tij patriotike. 
 
Në përkujtim te 110 vjetorit të masakrimit të klerikut atdhetar, papa Kristo Negovani, Muzeu Kombëtar i Arsimit ka hapur dyert për pjesëmarrësit mes të cilëve nuk kanë munguar edhe shumë pasardhës të figurave të shquara e atdhetarësh, nga Tirana, Durresi, Elbasani, si dhe pasardhës të martirit papa Kristo. Ata kanë risjellë në vëmendje vlerësimin për figurën e Papa Kristo Negovanit.
 
Në Katedralen Ortodokse të Korçës "Ringjallja e Krishtit", për herë të parë është mbajtur një meshë në kujtim të priftit atdhetar, të vrarë nga grekët për aktivitetin e tij patriotik.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj