Korçë- Nëna e dy fëmijëve punonte me bashkëshortin e saj në stallat e një 37 vjeçari, por lidhja jashtmartësore me pronarin e stallës, çoji në një konflikt dhe proçedimin në gjëndje të lirë të këtij të fundit.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Petrushë të Bashkisë Maliq, në Korçë.
Policia sqaron se çifti i bashkëshortëve u punësuan nga 37- vjeçari, por ky i fundit kishte qëllime të tjera me nënën e dy fëmijëve të mitur.
Sipas hetimeve nga policia dyshohet se 37- vjeçari ka pasur qëllim edhe prostituimin e gruas pasi edhe me hëret 25 vjeçarja kishte qenë viktimë e një trafikimi për prostitucion në shtetin grek.
Mësohet se e reja ishte prostituuar në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore.
Pas kthimit në Shqipëri ajo ishte punësur në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin. Nisur nga ky fakt, dhe marrjen në pyetje të nënës se dy fëmijëve, bashkëshortit të saj dhe pronarit të stallës, dyshohet se lidhja jashtë martesore kishte për qëllim prostituimin përsëri të saj.
Krahas procedimit për veprën penale të "Dëmtimeve të tjera me dashje", çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të trafiqeve në DVP Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari
15 Shkurt, 16:15
-
Elbasan, rritet numri i grave që ushtrojnë prostitucion, vijnë nga Spanja e Kolumbia
15 Shkurt, 15:23
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët
14 Shkurt, 13:50
-
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
13 Shkurt, 16:54
-
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
13 Shkurt, 15:56
-
Maliq/ Përshtatën lokalin për të luajtur Poker, arrestohet pronari dhe bashkëpunëtori i tij
13 Shkurt, 15:00
-
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
12 Shkurt, 20:03
-
Krim pasioni/ 83 vite burg për 4 autorët e vrasjes së Martin Çeços në 2022 në Maliq! 20 vite burg vetëm për vajzën që e nxori në pritë
11 Shkurt, 10:30
-
Shfaqet me sukses ‘një martesë, një divorc, një funeral’! Komedia satirike premiere në Korçë
10 Shkurt, 21:21
-
VIDEOLAJM/ Parku fotovoltaik në Devoll, ja si duket
10 Shkurt, 08:58