Dy banesa janë përfshirë nga zjarri në Podgorie të Korçës mëngjesin e sotëm. Nga flakët janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Zjarri fillimisht ka rënë në njërën nga banesat, pronarët e së cilës janë në emigracion, por flakët kanë përfshirë edhe banesën ngjitur, ku fatmirësisht nuk janë dëmtuar banorët brenda saj.

Fillimisht flakët janë shuar nga banorët e fshatit, por në vendngjarje ka mbërritur edhe zjarrëfiksja e cila ka ndërhyrë duke mos lejuar që flakët të përfshinin edhe banesat e tjera në afërsi.

Policia dyshon për zjarrëvenie të qëllimshme në banesën ku nuk kishte banorë, pasi ishin në emigracion, por vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

[gallery]23186[/gallery]

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com