KORÇË - Një 14-vjeçare e cila jetonte me nënën e saj në qytetin e Korçës, kishte marrë rrugën në këmbë duke kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër nga Kapshtica, dhe kishte mbërritur në Greqi tek i ati i saj.

Nëna e saj kishte tre ditë që nuk kish informacion për vajzën me inicialet E.D, ndaj kishte bërë kallëzimin për zhdukjen e saj në polici.

Vetëm gjatë ditës së dielë, misteri u zgjidh, pasi ishte vetë babai i vajzës, i cili e dorëzoi atë në pikën kufitare të Kapshticës, për të qenë më tej krah nënës së saj.
 
Prindërit e së miturës janë të divorcuar. Nuk dihet se cili është motivi që 14-vjeçarja u largua nga shtëpia, por nuk është hera e parë që ajo braktis banesën.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)