KORCË- Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.
Trupi i pajetë i Ilia Lifos 60 vjeç është gjetur në parkun e mallrave rreth orës 10.35.
Prej kohësh ai jetonte i vetëm në një nga godinat e ish- poligonit të bonifikimit. Një nga pronarët e godinave të pyetur nga Report Tv është shprehur se 60 vjeçari Ilia Lifo i kishte kërkuar leje të jetonte në një nga godinat, dhe prej mëse një viti ai jetonte aty. Lifo endeshe i vetëm në rrugët e qytetit dhe ishte i braktisur nga familjarët.
Dyshimet paraprake janë se 60 vjeçari Ilia Lifo mund të ketë humbur jetën nga i ftohti dhe nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.
[gallery]20498[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO