KORÇË - Një banesë është grabitur këtë të mërkurë në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen nr.4 të qytetit. 

Pronarët e banesës kanë qenë në punë ndërsa grabitësit janë futur dhe kanë plaçkitur shtëpinë krejtësisht të pashqetësuar. Nuk dihet sasia e parave apo objektet me vlerë që kanë marrë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
korce
(Pallati ku u grabit banesa në Korçë)

 

 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com