Korçë-Gjykata e Korçës vendosi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për 38 vjeçarin Valter Xhelillarin, i cili u kap pasi kishte hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.
Në deklarimin e tij në polici, ai tha se ishte në gjëndje të dehur dhe se nuk mbante mend asgjë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 Dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës.
Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.