Korçë, IKMT aksion për zgjerimin
e bulevardit, prishen 19 objekte

KORÇË - Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kanë zbarkuar në qytetin e Korçës, teksa kanë nisur aksionin për prishjen e objekteve pa leje në rrugën “Gjon Buzuku”, që preken nga zgjatimi i bulevardit “Republika”.

Inspektorët e IKMT nuk kanë hasur në rezistencën e pronarëve të objekteve, të cilët një ditë më parë kishin pohuar se nuk do lejonin inspektorët e IKMT të vijonin aksionin.

Sakaq shumë prej banorëve kanë filluar t’i nxjerrin vetë materialet nga godinat që janë planifikuar të shemben. Janë rreth 19 objekte kryesisht dyqane dhe banesa që pritet të prishen në kuadër të zgjerimit të bulevardit “Republika”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

GJKKO/ Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi i pranishëm në seancë

GJKKO/ Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi i pranishëm në seancë