Korçë, kërcënoi kryebashkiakun
Filo për banesën, IKMT ia shem

Korçë, kërcënoi kryebashkiakun<br />Filo për banesën, IKMT ia shem
KORÇË - Banesa katër katëshe e Petrit Xhelollarit, është e fundit në rrugën Gjon Buzuku të Korçës që po prishet nga Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në kuadër të zgjatimit të bulevardit “Republika”.

Pronari i banesës, i cili kohë më parë u prangos se pati kërcënuar kreun e Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, pikërisht për prishjen e kësaj banese, gjatë ditës së  sotme nuk ka bërë shumë rezistencë.

Ka qendruar pak minuta në banesë dhe u ka kërkuar inspektorëve të IKMT-së leje për ndërhyrje, por më pas ka dalë duke hapur rrugë për nisjen e punës për shembjen e banesës. 

Vila katër katëshe është objekti i fundit që shembet në kuadër të projektit për zgjatimin e bulevardit “Republika”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër