KORCE- Kisha e Shën Ristozit, një nga monumentet më të vjetra kulturore në qarkun e Korçës, rrezikon të shembet. Muret dhe afresket e kishës janë degraduar thuajse tërësisht. Alarmi për shembjen e kësaj kishe është dhënë nga drejtori i Monumenteve Kulturore në qarkun e Korçës, Vasillaq Kolevica, i cili ka apeluar ministrisë së Kulturë të vendosë dorë mbi këtë godinë.
 
Ai thotë se pas restaurimit në pjesën e çatisë disa muaj më parë, ky monument kërkon një tjetër ndërhyrje për ruajtjen e vlerave që ajo mbart.
 
Kisha e Shën Ristozit që ndodhet në rreth 2 kilometra larg Korçës i takon shekullit të 16 dhe është një nga objektet më të hershme në Ballkan.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)