Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme 5 persona në flagrancë.

Në pranga kanë përfunduar Artjol.R, Xhuljano Ll, Klisman G, Fation B, Devis L, të moshës 21- 26 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Korçës.

Arrestimi i pesë të rinjve është bërë pasi kishin përshtatur një ambient për përdorim droge dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kanë hedhur nga dritarja një qese me 8.6 gramë kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përshtatja e lokalit (ambientit) për përdorim droge"

Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Artjol R, 21 vjeç (nenet 283/2 dhe 285/a)

Xhuliano Ll, 26 vjeç,

Klisman G, 21 vjeç,

Fation B, 23 vjeç,

Devis L, 20 vjeç,

të gjithë banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 28.07.2017, gjatë kontrolleve të ambjenteve të ndryshme që shërbimet e Policisë, kur kanë parë forcat e Policisë, kanë hedhur nga dritarja, një qese plasmasi me peshë 8.6 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com