Korçë/ Mbahet festivali i muzikës baroke ‘Vox Baroque’, drejtuesi: Ky qytet e ‘dashuron’ muzikën

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Barok vjen në edicionin e tij të 10-të në qytetin e Korçës. Ky përvjetor u hap me interpretimin e "Viaggio intorno a farinelli", muzikë e dedikuar zërave kastrat.

“Vox Barok” erdhi si bashkëpunim me Ansamblin Barok të Forcave të Armatosura, drejtuar nga dirigjenti e cembalisti, Stefano Demicheli.

Drejtuesi i festivalit Jusuf Beshiri tha se Korça e mirëpret dhe dashuron muzikën, ndaj edhe ka qenë qyteti i përzgjedhur për këtë event.

“Është qytet që e mirëpret muzikën e dashurinë, ku ndihesh mirë dhe pse jo mos bësh një muzikë të bukur e të përzgjedhur sepse e vlerëson. Duhet të kemi parasysh se muzika baroke dhe të gjithë muzikantët që vijnë këtu kanë vështirësi sepse nuk është e thjesht të sjellësh instumentist nga jashtë dhe duhet të shkojmë në qytetin e duhur ku ata ta vlerësojnë punën e vlerën e koncerteve”, tha ai.

“Ky është udhëtimi i parë në Korçë, por dhe në Shqipëri. Jam vërtet shumë i lumtur të kthehem me një valixhe të bukur plot me kujtime, por më shumë njoha muzikantë të jashtëzakonshëm me një ekspresivitet. Arrita të realizoja çdo gjë që unë doja, edhe pse nuk njiheshim më parë”, tha Stefano Demicheli, dirigjent.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque” mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok