Policia e Korçës, ka parandaluar një rast të gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit, ndërsa janë arrestuar 3 persona.
Në këtë mal, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar 3 personat të cilët kishin me vete një armë gjahu, me të cilën dyshohet se do kryenin gjueti të paligjshme.
Arma e gjahut u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit.
Kapen në flagrance 3 shtetas me armë gjahu, nga shërbimet e Policisë Kufitare që kryejnë kontrolle në këtë zonë.
Sekuestrohet 1 armë gjahu. Shërbimet e Policisë Kufitare Shtikë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.
Në Malin e Gramozit shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar 3 shtetas të cilët, kishin me vete një armë gjahu me të cilën dyshohet se do kryenin gjueti të paligjshme. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente









