Ka qenë ndërhyrja në kohë e Policisë që ka parandaluar vetëvrasjen e 15-vjeçarje në Korçë, e cila përmes rrjetit social Facebook, ndiqte udhëzimet e lojës vdekjeprurëse "Balena Blu".
Mësohet se e mitura duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.
Sipas policisë, ajo ishte gati të hidhej nga një lartësi e konsiderueshme për t'i dhënë fund jetës, sipas instruksioneve që kishte marrë nga administratorët e lojës së rrezikshme.
15-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.
Rasti i dytë pas asaj në Gjirokastër
Ky është rasti i dytë që regjistrohet në vendin tonë kur loja vdekjeprurëse "Balena Blu" tenton të marrë jetën e të miturve. Pak ditë më parë në Gjirokastër u parandalua vetëvrasja e një 12-vjeçarje e cila gjithashtu kishte marrë instruksione përmes Facebook-ut nga administratorët e lojës sesi të kryejë vetëvrasje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative, se një shtetase 15-vjeçare, banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.
Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.
Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.
Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 99 e 22 të Kodit Penal.
Si funksionon loja “Balena blu”
Adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës.
Ky person i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com