Pas 8 vitesh zvarritje ndizet drita jeshile e ndërtimit të Landifillit të Maliqit c’ka do të sjellë zgjidhjen përfundimtare problemit të mbeturinave për rajonin juglindor.
Mungesa e Landfillit prej kohësh ka qënë një gangrenë për komunat dhe bashkitë e qarkut, por jo vetëm të cilët janë detyruar të gjejnë zgjidhje të tjera për grumbullimin e mbetjeve urbane.
Tashmë pas shumë kohë pritjesh landfilli i Maliqit brenda vitit do të vihet në funksion duke sjellë një normalizim të situatës përsa i përket mbetjeve të hedhura vend e pa vend në çdo hapësirë të mundshme .
"Aktualisht jemi në fazat filnale të këtij projekti të rëndësishëm, është shpallur tenderi për fillimit e ndertimit të landfillit. Data e tenderit është 3 nëntor, pra në fillim të nëntorit dhe me shpalljen e fituesit të tenderit do kemi mundësi edhe të nisim punimet,"-u shpreh Sotiraq Filo Kryetar i Bashkisë Korçë.
Projekti i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta ne Qarkun e Korçës kap shifrën 12,5 milionë euro dhe parashikon zgjidhjen përfundimtare të problemit të mbeturinave për 28 bashki dhe komuna në qarkun e Korçës. Mbështetjen financiare për këtë nismë e ka dhënë Banka Gjermane për Zhvillim.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO