Korçë, prishet objekti 4-katësh
i Petrit Xhelollarit në bulevard

Korçë, prishet objekti 4-katësh<br />i Petrit Xhelollarit në bulevard
Banesa katër katëshe e Petrit Xhelollarit ishte e fundit në listën e hartuar nga IKMT dhe bashkia e Korcës për tu prishur në kuadër të zgjatimit të bulevardit “Republika”

Punonjësit e IKMT fillimisht hasën në rezistencën e pronarit të shtëpisë, Petrit Xhelollari, I cili pak ditë më parë u prangos nga policia e Korcës pasi kërcënoi kryebashkiakun, Sotiraq Filo.

Xhelollari pretendonte se IKMT nuk kishte dokumentacionin e nevojshmë për të kryer këtë aksion, ndërsa pas disa minuttash debate ai u bind ti hapte rrugë punonjësve të IKMT.

Këta të fundit nisën punën për prishjen e banesës, ndërsa numri I qytetarëve kureshtare ishte I shumtë.

I indinjuar për prishjen e banesës së tij Xhelollari ka pohuar se akisoni i sotëm është i jashtëligjshëm pasi askush nuk ka paraqitur një dokument për prishjen e tij, ndërsa nuk ka kursyer akuzat karshi drejtuesve te bashkisë.

Të pranishëm në finalizimin e këtij aksioni ishin edhe forca të shumta policie, të mbërritura për të evituar cdo incident të mundshëm.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë