Policia e Korçës ka sekuestruar rreth 30700 kartmonedha euro të falsifikuara gjatë operacionit të koduar "Dorëzimi". Sipas policisë kjo sasi parash do të përdorej si parapagesë për blerjen e një sasie lënde narkotike.
Eurot e falsifikuara, të prerjeve 100 dhe 200 euro u gjetën në një çantë personale në automjetin tip "Fiat" me targa AA 455 GH, e cila drejtohej nga Gentian Oshafi 28-vjeç nga Pogradeci i cili është vënë në pranga.

Përveç eurove false policia ka sekuestuar edhe një automjet, 2 aparate celulare dhe 1 pasaportë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com