Një sherr mes tre personave në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një njërit prej tyre me thikë. Policia e Korçës sqaron se ka marrë informacion se në spitalin rajonal të qytetit ka shkuar i plagosur me thikë një shtetas.
Nga të dhënat e bëra të ditura nga policia mësohet se i plagosuri është shtetasi me iniciale Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë. Dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë.
/Shqiptarja.com

Aktualisht Z.M, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.02.2018 rreth orës 15:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë shtetasi Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë. Nga të dhënat e para dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë.
Aktualisht Z.M, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com