Korçë/ Shisnin doza kokaine në ambiente të rinjsh, dy në pranga! 24 vjeçari ishte në masë arresti shtëpiak, kishte angazhuar 60 vjeçarin për shpërndarjen e dozave

Korçë/ Shisnin doza kokaine në ambiente të rinjsh, dy në pranga! 24 vjeçari ishte në masë arresti shtëpiak, kishte angazhuar 60 vjeçarin për shpërndarjen e dozave

Sendet e sekuestruar në banesën e 24 vjeçarit

KORÇË - Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona për shkak se merreshin me shpërndarjen e dozave të kokainës në afërsi të ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë. Njëri prej të arrestuarve M.K., 24 vjeç rezultoi se ishte me arrest shtëpiak po për shitjen e dozave të kokainës.

Në momentin e kapjes ai ishte jashtë banesës në shkelje të masës së sigurisë. 24 vjeçari për shitjen e dozave të kokainës kishte angazhuar një person tjetër P.Sh., 60 vjeç që u vu në pranga.

Gjatë kontrollit në banesën e 24 vjeçarit u gjetën doza kokaine e ndarë në doza, një bajonetë dhe një shkop gome që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

'Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 60 vjeç dhe M. K., 24 vjeç.

24-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap jashtë banesës, në cenim të kësaj mase sigurie. Nga hetimet dyshohet se ai kishte angazhuar shtetasin P. Sh., për të shitur doza Kokaine. 60-vjeçari e kryente këtë veprimtari kriminale, në këmbim të një pjese të fitimeve të siguruara nga shitjet e dozave.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë