Shoqëria e transportit ndërqytetas, ka zhvilluar ditën e sotme një grevë një ditore.

Ata kërkojnë anulimin e  vendimit të ministrisë së transporteve për shtimin e 80 linjave paralele të transportit çka sipas tyre shkel hapur kontratën që kjo shoqëri ka me ministrinë.

Sipas përfaqësuesit të një shoqërie të autobuzëve, Veli Bezati ky është një vendim i paprecedent që mund të çojë në falimentim linjat ekzistuese, pasi shoqëria që ai drejton deri tani ka shpenzuar më shumë se 400 mijë euro.

“Si rezultat i veprimeve arbitrare të Ministrisë së Transporteve, Shoqata Kombëtare e Transportit, të linjave ndërqytetase, sot ka vendosur të bëjë një pezullim një ditor të gjithë shërbimit të transportit të linjave ndërqytetase. Veprimi arbitrar i Ministrisë së Transporteve për lëshimin e 80 linjave, pa u konsultuar me operatorët e tjerë ekzistues”.

Sikur të mos mjaftojë konkurenca e pandershme që ata hasin çdo ditë nga fugonat i del edhe një vendim i ministrisë që po shkatërron tërësisht.
 
 
“Nëqoftëse sot protesta është paqësore, më vonë do ketë bllokime rrugës e të tëra me rradhë. Do pezullojmë shërbimin një javë, dy javë aq sa të jetë e nevojshme dhe qeveria duhet të marrë masa”.

Greva e sotme ishte një ditore dhe puna është pezulluar për të gjitha linjat, ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë bëjnë me dije se protesta do të përshkallëzohet deri në bllokimin e rrugëve, nëse ky vendim i minsitrisë së transporteve nuk rishikohet.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com