Policia tha se në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Devollit u realizua operacioni “Bankieri”, ku u arrestuan Lorent Ballco, 26 vjeç, banues nё Korçё, me detyrё Bankier personal, Kimet Hoxha, 56 vieç, banues nё Cangonj, Devoll, me detyrё arkëtar, Fjoralba Andrea, 29 vjeçe, banuese nё Korçё, me detyrё arkëtare, Julian Kosho, 39 vjeç banues nё Korçё, me detyrё pёrgjegjёs agjensie nё bankë dhe Ervin Xhaci, 32 vjeç banues nё Bilisht, i vetёpunёsuar nё njё subjekt lojrash fati “Bast Live”.
Ndalimi i tyre ёshtё bёrё nё vijim tё hetimeve tё kryera, pas ndalimit mё datё 4 shtator tё ish-drejtorit Blendi Topalli, 35 vjeç, banues nё fshatin Bitinckё, Korçё. Kёta shtetas dyshohen se nё vende dhe kohё tё ndryshme nё bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё pёrvetёsuar duke shpёrdoruar detyrёn njё sasi prej 2.8 milionë euro, duke konsumuar elementet e veprave penale “Pastrimi i produkteve tё veprёs penale” dhe “Vjedhje e kryer duke shpёrdoruar detyrёn”, parashikuar nga nenet 25 , 186/1, 287 dhe 135 tё Kodit Penal.
Skema e mashtrimit
Ish-drejtori akuzohet se ka vjedhur lekët nga rreth 60 klientë të tjerë të bankës, në një shumë prej 2.800.000 euro, duke i tërhequr drejtëpërsëdrejt shumat e lekëve nga llogaritë, ose duke i transferuar në kundërshtim me ligjin, në llogari të personave të tjerë (të njohurve të Topallit, Ervin Xhacit, apo personave të tjerë të njohur të personave që merreshin me llotari sportive). Ish-drejtori Topalli akuzohet se ka bashkëpunuar me punonjësit e bankës për t’i kryer këto veprime.
Nga ana tjetër Ervin Xhaçi, shok i Topallit ishte personi i vetëm me të cilin ish-drejtori kishte kontakt për vendosjen e basteve sportive. Xhaxhi, përveçse përfitues vetë drejtpërsëdrejti, i ka servirur Topallit, emrat “e përfituesve”, të tjerë, të cilët i kanë tërhequr shumat e lekëve, eurove apo dollarëve për llogari të Xhaçit, apo miqve dhe të njohurve të tij.
Nga ana e tij Xhaxhi mësohet të ketë deklaruar dje në polici se nuk kishte lidhje me këtë histori mashtrimi dhe se drejtori i bankës i’a kishte hedhur lekët në llogarinë bankare. Xhaxhi thotë se s’ka marrë lekë dhe se drejtori kishte shumë borxhe, pasi vinte shumë skedina. Nga hetimi ka rezultuar se klientët nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në momentin e transfertave ose të tërheqjeve.
Personat e debituar nuk kanë pasur asnjë lidhje me personat “Përfitues”, këta të fundit ose janë miq të Topallit, ose miq të Xhaçit. Të gjitha transkasionet e kryera ishin fiktive sa për të pasur të dhëna për raportimet e detyrueshme dhe s’kishte asgjë ligjore në veprimet e të akuzuarve.
Drejtori dhe bosi i basteve, i “përpinë” milionat
Nga hetimet e deritanishme mësohet se Topalli e Xhaxhi kishin krijuar një rrjet të brendshëm njerëzisht, të cilëve u besonin. Më tej, drejtori që ishte i autorizuar të hynte në serverat e llogarive bankare të klientëve, mundësonte tërheqjen e një shume të caktuar dhe e transferonte dirket tek këta persona që bënin pjesë në rrethin e tij të besimit, në kokën kur klientët ishin larg mundësisë për të pasur akses në llogaritë e tyre bankare.
Kryesisht, mashtruesit ruanin rastet kur klientët ndodheshin jashtë shtetit. Pas arrestimit të drejtorit, nisi edhe zbërthimi i të gjitha elementëve të këtij rrjeti të gjerë mashtrimi, ku ishin përfshirë edhe punonjësit e bankës.
(Në foto: I arrestuari, Ervin Xhaçi, pronar i lokalit të lojërave të fatit)
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)