KORCE- Avokatet e mbrojtjes të gjashtë të akuzuarve për vjedhjen e 2.5 mln eurove nga një filiali banke në Bilisht kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Në Gjykatën e Korçës ka nisur gjykimi i dosjes ndaj ish-një drejtori të një banke në Bilisht, i akuzuar për vjedhje, në bashkëpunim me 5 punonjës të tjerë, të një shume prej më shumë se 2.5 milionë euro.
Ish-drejtori Blendi Topalli, sipas informacioneve zyrtare të Gjykatës së Korçës, ka arritur të tërheqë nga banka në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro. Ndërsa në gjykim janë edhe 5 bashkëpunëtorët e tij.
Ata janë: Ervin Xhaçi, i akuzuar për “vjedhje bankash” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”; si edhe, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” shtetasit: Fioralba Andrea, Julian Kosho, Kimet Hoxha dhe Lorent Ballço.
Ndërkaq, Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Kimet Hoxhën, Lorent Ballçon dhe Julian Koshon.
Për Kimet Hoxhën dhe Lorent Ballçon ndryshimi i masës ka ardhur për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.
Nëse pranohet kjo kërkesë atëherë të panderurit përfitojnë nga uljen e 1/3 së dënimit.
SI U ORGANIZUA VJEDHJA E 2.5 MILIONE EURO
Blendi Topalli ish-drejtori i një banke në Bilisht dhe Ervin Xhaçi, një administrator i një pike bastesh sportive njëherësh dhe televizioni kabllor në këtë qytet, kanë arritur të organizojnë një super vjedhje në bankë, ku shifra mendohet se është 2 milion e 533 mijë euro. Pjesa e madhe e transaksioneve bankare është bërë nëpërmjet llogarive që ishin të rregjistruara në emër të lotos sportive, ndërkohë pjesë e skemës kanë qënë dhe disa klientë të kësaj lotoje, duke xhiruar një pjesë të shumave financiare.
Bëhet fjalë për vjedhjen e llogarive të 57 klientëve të bankës, të cilët kanë pasur depozitat e tyre në lek dhe euro. Sipas prokurorisë së Korçës një pjesë të këtyre parave janë investuar duke u blerë apartamente dhe troje, ndërkohë që pjesa tjetër është luajtur baste sportive në pikën e llotove që adminsitrohej nga Xhaçi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja skema e vjedhjes së 2.5 mln €