Korçë- Një 37 vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se vodhi një shumë parash dhe sende shtëpiake në një banesë në Korçë.
Ka qenë pronari i shtëpisë ai që ka bërë denoncimin rreth orës 13:00 në Komisariat, duke deklaruar se mesditën e sotme pas kthimit nga Greqia ka parë se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera, informoi sot policia.
Nga hetimet e kryera të uniformave blu rezultoi se hajduti ishte një burrë i cili në vitin 2021 ka qenë i dënuar për një seri vjedhjesh në qytet.
"Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë, person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.
Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur", thuhet në njoftimin e policisë.
Pasi oficerët shkuan në banesë dhe i thanë që duhet të vinte në komisariat burri ka përplasur derën duke thyer xhamin e saj dhe më pas ka tentuar të largohet nga dera e tualetit. Por tentativa e tij ka dështuar pasi u vendos në pranga.
Fillimisht ai u dërgua në spital për shkak se u dëmtua në dorë nga xhamat e derës dhe më pas u shoqërua në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
42.4%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 20145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bënin bastisje shtëpish në seri në Napoli, karabinieri në pension kap 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Njëri dëmton këmbët në arratisje, u gjenden dhe mjete për fshirje gjurmësh
28 Shtator, 10:42
-
Itali/ Armë, drogë dhe vjedhje, 40-vjeçari shqiptar kapet i fshehur në lagjen e Romës, ja çfarë iu sekuestrua
27 Shtator, 15:43
-
Kapshticë/ Kishte fshehur në kabinën e kamionit 30 mijë euro për ti trafikuar drejt Shqipërisë, procedohet 38-vjeçari
26 Shtator, 08:53
-
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjetet përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO)
25 Shtator, 10:48
-
Shqiptari hyn për të vjedhur një banesë në Itali, pronari e “arreston” vetë në flagrancë!
25 Shtator, 08:50
-
VIDEO/ Merr flakë në lëvizje, shkrumbohet makina në aksin Goricë-Korçë! Shkak dyshohet një defekt teknik
24 Shtator, 13:09
-
Mat/ I vodhën xhiron ditore farmacistes, policia identifikohen 2 autorët e mitur
24 Shtator, 11:00
-
Flamingot ‘zbresin’ në Pogradec, pamjet mahnitse të shpendit të rrallë në liqen
22 Shtator, 14:11
-
Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit
21 Shtator, 20:57
-
Maliq/ I riu përplas me makinë një të mitur 8-vjeç, përfundon në spital
21 Shtator, 20:51
-
Aksident në Korçë! Makina përplas këmbësoren 48-vjeçare, përfundon në spital
21 Shtator, 17:45
-
Tiranë/ Shitje droge, vjedhje dhe thyerje e masës së Gjykatës, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
21 Shtator, 11:12