DEVOLL - Prej tre ditësh dy të mitura nga Korça rezultonin të humbura dhe familjarët kishin vënë në alarm policinë, por ato thjesht po kalonin fundjavën tek shtëpia e një mikeshës tyre.

Personazhet e kësaj historie janë vajzat me iniciale G. Xh 13 vjec, G,B 14 vjec nga fshati Vranishtë.

Dy vajzat ditën e enjte i kishin marrë leje prindërve për të shkuar për piknik, por më pas nuk janë kthyer në banesë dhe kishin vendosur të kalonin fundjavën tek shtëpia e bashkëmoshatares së tyre në fshatin Progër.

Familjarët e dy të miturave kishin denoncuar në polici zhdukjen e tyre, ndërsa pas kërkimeve rezultoi se ato qëndronin në shtëpinë e shoqes tyre.

“U trembëm dihet ajo punë. Lajmëruam policinë, erdhi dhe gjithë natën me policinë kërkuam sa andej-këtej nëpër fshat aty ku kishim disa dyshime, edhe kaq. Përfundimisht sot, shyqyr u gjetën.” u shpreh i ati i një prej vajzave të mitura
 
Dy të miturat u dërguan në komisariatin e policisë së Devollit duke sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)