Korçë/ E enjtja e pajës, ekspozitë me ‘Punimet e Dashurisë’

KORÇË - Çarçafë të qëndisur, mbulesa për tavolinë ngrënie dhe ëmbëlsirash, çentro, qilima për dhomat e miqve deri tek veshjet intime të nuses përgatiteshin nga vajza beqare para se të martoheshin. Sot ato sillen përmes një ekspozite të veçantë në Korçë kushtuar pajës dhe traditës së bërjes dhe ekspozimit të saj.

Në zakonin e hershëm të zonës së Korçës, por të të gjithë vendit vajzat përgatisnin përpara martesës pajën, që ditën e martesës e merrte me vete në shtëpinë e bashkëshorti. Ato ishin emërtuar ‘Punime për dashurinë’, ashtu siç u quajt edhe kjo ekspozitë e hapur në Bibliotekën “Thimi Mitko”.

“Kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për të promovuar këto vlera. Gjithashtu për të respektuar të shkuarën, por edhe një detyrimi ynë për të ruajtur këto tradita në të ardhmen, që ruhen në çdo shtëpi korçare, të rëndësishme për ne, e për të cilat mburremi dhe jemi krenarë”, thotë drejtoresha e biblioteksës ‘Thimi Mitko’ Jorida Tollkuçi.

Pjesë e ekspozitës janë edhe disa punime më shumë se 80-vjeçare, disa prej të cilave tepër të rralla për vlerën e tyre.

“Janë punimet e një të afërmes sime, që i kishte të pajës së saj. Unë i kisha trashëgimi. Koha po bënte të vetën. Pashë që kjo traditë sikur i kishte mbaruar cikli i jetës. Mendova sot ta sjell këtë koleksion gati 80-vjeçar dhe të sjell një ditë të enjteje, sepse e enjtja ishte dita kur ekspozohej paja dhe çohej te familja e dhëndrit. Mendova të improvizonim një të enjte paje, ashtu siç ka qenë dikur”, shprehet Kostanca Doku organizatore.

Ekspozita bëri bashkë banorë të Korçës por edhe vizitorë të cilët u njohën me mrekullitë e dala nga duart e vajzave beqare në rinin e tyre. Korça është një ndër zonat që ruan me fanatizëm dhe transmeton kulturën nga brezi në brez.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë