TIRANË, 19 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/- Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçare e cila dyshohet se shfrytëzonte djalin e saj për të lypur para në qytete të ndryshme të vendit.
Sipas burimeve policore, blutë e Korçës kanë arrestuar shtetasen L.K me banesë në Bitickë-Devoll.
Kjo shtetase dyshohet se për një  periudhë  të  gjatë  kohe,  ka  shfrytëzuar  si  lypës  në  disa  qytete  (Korçë,Pogradec, Devolli dhe Tiranë), djalin e saj të mitur me inicialet F.K, i moshës 13 vjeç,  duke  përfituar  vlera  monetare  nga  kjo  veprimtari.
Sipas Policisë, shtetasja pasi ka bërë rrëfimet e saj është vendosur të ndiqet dhe hetohet në gjëndje të lirë.
Po ashtu, Policia e qytetit juglindor nisi procedimin në gjëndje të lirë ndaj shtetasve :1. I.S, vjeç 36 ,2. R.B, vjeç 31,banuesa në lagjen 7 Korçë.
Procedimi ndaj tyre u nis pasi  gjatë kontrollit në ambjentet e Bar-Bufe në lagjen7, u gjet një tavolinë për lojën e pokerit, pa dokumentacionin përkatës. Materialet i kaluan Prokurorisë.
/f.n/