/ATSH-AFP/ - Parlamenti koreanojugor miratoi sot një rritje të çmimit të duhanit me 80 për qind për të ulur konsumin e tij në këtë vend që ka një numër shumë të lartë duhan pirësish.

Buxheti 2015, i votuar nga parlamenti dje në mbrëmje, përfshin një rritje të çmimit të paketës së cigares nga 1,8 euro në 3,25 euro duke filluar nga data 1 janar.

Qeveria vlerëson se kjo rritje do të mundësojë reduktimin e konsumit të duhanit me 35 për qind deri në vitin 2016.

Rreth 44 për qind e të rriturve janë duhan pirës në Korenë e Jugut. Bëhet fjalë për nivelin më të lastë të vendeve të OCDE-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).
Qeveria morri vitet e fundit një seri masash shtrënguese, ku edhe ndalimin e duhanpirjes në vendet publike. Sikurse po ndodh në shumë vende të botës, Seuli kërkon të vendosë foto në paketet e cigareve mbi efektet që ka duhani mbi shëndetin.