Korea e Jugut/ Avioni del nga pista, përplaset me murin dhe shpërthen në flakë, 179 të vdekur, 2 të mbijetuar! Presidenti shpall 7 ditë zie kombëtare (VIDEO)

Korea e Jugut-Një avion i Jeju Air u përplas me një mur dhe mori flakë pasi doli nga pista gjatë një uljeje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Muanit, në Korenë e Jugut, rreth 300 km larg Seulit.

Në bord ndodheshin 181 persona, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 175 pasagjerë (të gjithë koreano-jugor, përveç dy shtetasve tajlandezë).

Avioni ishte nisur nga Bangkoku dhe u përplas në Muan në orën 9:03 me orën lokale, më 28 dhjetor.

Raportohet se të paktën 179 persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbijetuar. Konkretisht bëhet fjalë për dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, të cilët u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit. Ndërkohë ekipi i kërkim shpëtimit thonë se mundësia për të gjetur të mbijetuar është shumë e ulët.

Si ndodhi ngjarja?

Avioni po përpiqej të kryente një ulje emergjente, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, pasi kishte dështuar në një tentativë të parë për shkak të një defekti në rrotat e uljes. Megjithatë, Boeingu nuk arriti të ngadalësohej, doli nga pista dhe u përplas me një mur, duke shkaktuar një shpërthim si pasojë e goditjes.

Hetimi për të përcaktuar shkaqet është ende në vazhdim. Sipas Reuters dhe AFP mendohet të jenë "kushtet atmosferike" si një faktor të mundshëm, pavarësisht se nga pamjet duket se dukshmëria ishte mjaft e qartë ose alternativisht, përplasje me një tufë zogjsh.

Goditja nga zogjtë mund të shpjegojë potencialisht defektin fillestar të rrotave të uljes. Agjencia News1 raportoi se një pasagjer kishte dërguar një mesazh te një i afërm duke përmendur "një tufë zogjsh të ngecur në krah të avionit.

Mesazhi i tij i fundit ishte: “A duhet të them fjalët e mia të fundit?”

Megjithatë sipas Ministrisë së Transportit të Koresë së Jugut, goditja nga zogjtë është vetëm një nga disa hipoteza që po hetohen dhe nuk është e konfirmuar. Të gjitha fluturimet në aeroport janë anuluar.

Avioni ishte një Boeing 737-800. Kompania ka deklaruar se është në kontakt me Jeju Air dhe teksa ka shprehur ngushëllimet për viktimat.

Prodhuesi amerikan është përballur me shumë probleme gjatë viteve të fundit, veçanërisht me serinë 737 Max, që është një evolucion i modelit 800 të përfshirë në këtë incident, shkruan  La Repubblica.

Ndërkohë pas tragjedisë Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare. Gjatë një deklarate Choi Sang-mok ka shprehur edhe ngushëllimet për të gjithë familjarët e viktimave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Tragjedia ajrore në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' u kërkon falje familjeve të viktimave dhe përulet

 

Drejtori ekzekutiv i kompanisë ajrore të Koresë së Jugut, Jeju Air, Kim E-bae, u ka kërkuar falje publike familjeve të viktimave të incidentit ajror në aeroportin ndërkombëtar të Muanit në Korenë e Jugut.

Drejtuesi, i shoqëruar nga menaxherë të tjerë të kompanisë, u përul si shenjë respekti.

Avioni, i nisur nga Bangkoku me 181 persona në bord, doli jashtë piste dhe u përplas gjatë një uljeje emergjente.

Ora 15:52
Dalja e avionit nga pista në Korenë e Jugut, publikohet videoja që tregon shpërthimin e motorit në ajër

 

Pas daljes së avionit nga pista dhe përfshirja nga flakët si pasojë e përplasjes me murin TV Korean MBC ka publikuar një video ku tregon shpërthimin e motorit të djathtë para uljes emergjente në aeroportin ndërkombëtar Muan.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se arsyeja që çoi në këtë aksident tragjik është përplasja e avionit me një tufë zogjsh.

Deri më tani raportohet se kanë vdekur të 179 pasagjerë dhe vetëm 2 persona kanë mbijetuar.

Ora 14:47
Përplasja e avionit, Korea e Jugut shpall 7 ditë zie kombëtare

Foto: Avioni i djegur në Korenë e Jugut

Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare në kujtim të 179 pasagjerëve që humbën jetën pas daljes së së avionit nga pista dhe përplasjes me murin.

Choi Sang-mok, ka shpallur një periudhë zie kombëtare deri më 4 janar për rrëzimin e avionit në aeroportin ndërkombëtar të Muanit që vrau 1 në lindje 177 njerëz.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave, të atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të papritur,” tha presidenti Choi Sang-mok.

 Ndërkohë flamujt në zyrat qeveritare do të ulen në gjysmë shtizë dhe nëpunësit civilë do të mbajnë shirita të zinj, raporton BBC.

Ora 09:59
VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë

 

Në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut, një aeroplan i linjës ajrore Jeju Air, me 181 persona në bord, doli nga pista dhe u përplas me një mur, duke marrë flakë, gjatë një ulje emergjente.

Pas këtij momenti tragjik në një video të publikuar nga La Repubblica shohim teksa avioni digjet një grup zjarrfikësish shkojnë për të shuar flakët dhe për të nxjerrë trupat nga mbetjet e avionit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer Suma: 29/12/2024 11:46

    Pilot i dobėt

    Përgjigju
  • abc: 29/12/2024 11:13

    Pse duhet vendosur mur aty,, kjo eshte e palogjikshme.....muri ka sjelle vdekje.n e njerezve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë