Skulptura prej akulli 6 metra e gjatë e këngëtarit koreanojugor Psy është vendosur në qendrën e qytetit Harbin në Kinë. Tashmë kthyer në traditë që prej vitit 1985 në këtë qytet organizohet festivali Vjetor i akullit ku ekspozohen një mori skulptuarash me format nga më të ndryshme.

Festivali Ice Lantern mbahet në parkun Zhaolin çdo vit nga 5 janari deri në fund të muajit shkurt. Akulli i përdorur për realizimin e skulpturave pritet në blloqe nga sipërfaqja e lumit të ngririrë që rrjedh në periferi të qytetit e më pas vihet në dispozicion të skulptorëve.

Një turist kinez tha: “Ja kishte vlejtur udhëtimi deri aty pasi donim të shikonim skulpturat prej akulli në televizor me sytë tanë”. Ritmi i muzikës së reperit i bën njerëzit të ndihen entuziastë dhe të sfidojnë temperaturat e ulëta nën minus gradë Celsius. “Ky vend është i mrekullueshëm" tha ai.

Pavarsisht temperaturave të ulta që mund të shkojnë deri në minus 20 gradë Celsius, ky festival tërheq vëmëndjen e shume vizitorëve të huaj dhe vendas.

psy skulpture akulli

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)