Koronavirusi/ Shefi i parandalimit dhe sigurisë së trafikut: Do e kalojmë me sukses këtë situatë! Respektoni rregullat, për të mirën tuaj dhe tonën

TIRANË- Çdo ditë, në diell, në të ftohtë, borë e shi, në rrugë janë ata, policët rrugor që ndihmojnë në rregullimin e trafikut nëpër rrugët e qytetit që secili të shkojë në destinacion në kohë. Në ditët e sotme, në kohë koronavirusi, ku pas një orari të caktuar bllokohet qarkullimi i makinave, prania e tyre në pamje të parë duket e panevojshme, por nuk është kështu! Misioni i tyre është tjetërsuar. Prioritet është jeta e njerëzve në betejën me koronavirusin. Sot, ata janë në rrugë, sërish çdo ditë, në diell, në të ftohtë, borë e shi, por kësaj here për të këshilluar qytetarët që të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ose për të ndëshkuar të "pabindurit" që shndërrohen në rrezik serioz për komunitetin.

Shefi i parandalimit dhe sigurisë së trafikut interurban, Ledian Kërka shprehet optimist se vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë betejë. Në një intervistë për gazetarin Merin Maçi, Kërka shprehet se është vënë re një ndërgjegjësim të qytetarëve në respektimin e rregullave, por padyshim ka ende vend për përmirësime. Ai e mbyllëme një  mesazh drejtuar qytetarëve, që të respektojnë rregullat e përcaktuara, për të mirën e tyre, por edhe të forcave të policisë.

"Kemi vënë re që një pjesë e qytetarëve dhe shoferëve kanë respektuar rregullat. Një pjesë është këshilluar, kurse drejtuesit e pabindur i kemi ndëshkuar duke i marrë patentën dhe bllokuar mjetin, Është përhapur një panik, ne mendojmë se do e kalojmë me sukses këtë lloj situate. Mesazhi për qytetarët? Të respektojnë fashën e përcaktuar se është për të mirën e tyre dhe për të mirën tonë", tha Kërka.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar