Veshët, sytë, goja e hunda janë organet e trupit të njeriut që përdoren si porta hyrëse të virusit në organizëm, ndaj kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe duhet të bëjmë për secilin prej tyre.
Në një lidhje skype për emisionin "Rreze Dielli", mjeku okulist Rubin Topi thotë se edhe ndaj syve duhet të bëjmë një kujdes të vecantë.
"Fatkeqësisht është vërtetuar që portë hyrëse për Covid 19 janë edhe sytë. Një përqindje nuk është akoma e saktë, por kjo është vërtetuar te 1-3% e pacientëve të prekur nga koronavirus." shprehet mjeku.
Topi këshillon që të gjithë personat që përdorin lente kontakti ti zëvendësojnë ato me syze për këtë periudhë.
"Njeriu në mënyrë reflektive ka dëshirë të prekë fytyrën. Kjo është nje sjellje normale e njeriut. Por në periudhën në të cilën ndodhemi, ku higjiena luan një rol kyç dhe është e rëndësishme, duhet kujdes që me duar të papastra të mos prekim hundën, gojën, sytë, që janë porta hyrëse të këtij virusi në trupin e njeriut, ky refleks i pavetëdijshëm kthehet në disavantazh shumë të madh. Njerëzit duket sikur qetësohën kur fërkojnë sytë, por është e rrezikshme.
Cfarë ndodh nëse ti përdor lente kontakti? Lenteja mbetet një trup i huaj për syrin. Dëshira për ta fërkuar, për ta cuar dorën në sy është më e madhe. Një ndër mesazhet e Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, shoqatës më të madhe në botë të okulistëve është që personat që mbajnë lente kontakti ti zëvendësojnë me syze, sepse lentet kërkojnë një kujdes të veçantë, kërkojnë solucionin e tyre, duhet të hiqen dhe të vihen disa herë gjatë ditës dhe kjo rrit mundësinë e infektimit.", shprehet Rubin Topi duke këshilluar që edhe vetë syzet të pastrohen herë pas here.
D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor 2024, 18:14
-
Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln euro për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit
29 Janar 2024, 11:02
-
Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, shkak plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid
23 Janar 2024, 07:37
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Shtrimet në spitale gjatë 2022 u shtuan me 8% pas pandemisë! Zemra dhe shëndeti mendor problemet kryesore
4 Maj 2023, 20:19
-
Mjeku okulist ngre alarmin: Vetëm në këto 3-4 ditë kam vizituar 6 fëmijë të vegjël me probleme shikimi për shkak të ekraneve dixhitale
27 Prill 2023, 14:36
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25