Miliarderi dhe filantropi 64-vjeçar Bill Gates, ka deklaruar që nëse funksionon vaksina kundër koronavirusit e eksperimentuar nga Universiteti i Oksfordit, ai është i gatshëm të marrë përsipër kostot e prodhimit.
Gates e bëri deklaratën në një intervistë për ‘London Times’.
"Nëse rezultatet e tyre të antitrupave janë ashtu siç janë premtuar, atëherë unë dhe të tjerët në konsorcium do të sigurohemi që vaksina të prodhohet në masë", tha Gates.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, i cili ka kohë që është i përfshirë në kërkime shkencore dhe biomjekësore, do të punojë për të financuar prodhimin e miliarda doza vaksinash, në mënyrë që t'i shpërndajnë ato në të gjithë botën. Qëllimi, thotë ai, është që të prodhohen në sasi të mjaftueshme, për të mirën e të gjithëve dhe jo për para.
Gates pret që të mbledhë më shumë se 6.5 miliardë dollarë nga qeveritë dhe organizatat e kërkimit për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës.
Miliarderi dhe filantropi 64-vjeçar së fundmi u tërhoq nga bordi i Microsoft për tju përkushtuar bamirësisë. Ai e ka përshkruar pandeminë nga koronavirusi si "makthin e tij më të keq".
Shkencëtarja italiane Elisa Granato ishte ndër dy të parat që mori dozat e vaksinës eksperimentale të Oksfordit, e cila tha se “me veprimin tim doja të mbështesja sa të mundja këtë proces kërkimor që i jep kaq shumë shpresë njerëzve”.
Bashkë me Gilbert u vaksinua edhe australiani Edward O'Neill. I pyetur nga gazetarët ai tha se ndihej i detyruar të ndihmonte të tjerët dhe se nuk kishte frikë nga efektet anësore.
Ekipi i Oksfordit ka zhvilluar tashmë një vaksinë kundër Mers, një lloj tjetër i koronavirusit, duke përdorur të njëjtën metodë dhe që kishte rezultate premtuese në provat klinike.
lol soros do paguj jo ti
Përgjigju