Koronavirusi, studiuesit italianë realizojnë antitrupa sintetikë për të bllokuar proteinën Spike të COVID-19

Koronavirusi, studiuesit italianë realizojnë antitrupa sintetikë për të bllokuar proteinën Spike të COVID-19

Studiuesit italianë po realizojnë një ilaç monoclonal prej antitrupave të pacientëve të shëruar nga infeksioni i koronavirusit, ilaç i aftë të bllokojnë proteinën Spike, arma kryesore me të cilën koronavirusi  pushton qelizat në trupin e njëriut.

Rino Rappuoli, shkencëtar dhe drejtues i R&D për vaksinën e cila po zhvillohet nga Instituri Spallanzani në Romë, tha se "Ne jemi ndër të parët në botë që bëjmë një ilaç monoklonal që rrjedh nga gjaku i pacientëve, i cili na furnizohet nga Spallanzani. Në debatin në internet të organizuar nga Universiteti Humanitas, Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano dhe Universiteti Bocconi Rappuoli ai gjithashtu tha që antitrupat po nxirren nga gjaku i pacientëve.

"Tashmë kemi izoluar shumë prej tyre dhe - shtoi ai - shpresojmë të fillojmë fazën industriale, në mënyrë që të jemi në gjendje t'i përdorim ato në mjedisin klinik, midis fundit të vitit dhe muajve të parë të 2021".

Mund të ishte ilaçi i parë që do të mbërrijë për Covid-19 dhe do të jepej menjëherë si për të sëmurët ashtu edhe punonjësit e shëndetit.

Gjithashtu në Itali, grupi i gjenetistit Giuseppe Novelli, i Universitetit Tor Vergata të Romës, po bashkëpunon me Pier Paolo Pandolfi, i Qendrës Mjekësore të Beth Israel Deaconess të Universitetit të Harvardit, për të kërkuar autorizimin për provat klinike të tre antitrupave sintetikë monoklonalë të aftë të bllokojnë proteinën Spike, arma kryesore me të cilën koronavirusi  pushton qelizat në trupin e njëriut.

Antitrupat monoklonalë "mund të jenë ilaçet e para inteligjente kundër koronavirusit", thotë Giuseppe Novelli - dhe "nuk do të jenë në konkursncë me vaksinën”. Antitrupat në fakt janë ilaçe të destinuara për pacientët e sëmurë kurse vksina është parandaluese dhe e destinuar për individë të shëndetshëm.

gjenetistit Giuseppe Novelli tha se “Do të ishte e rëndësishme që ilaçi antitrup  të ishte gati përpara tetorit, kur ardhja e motit të ftohtë mund të bënte që numri i rasteve të Covid-19 të rritet.

Tre molekulat, të cilat duket se kanë "potencial jashtëzakonisht të lartë aplikimi dhe fuqi të lartë neutralizuese", u zgjodhën falë bankës së madhe kanadeze të antitrupave rekombinues, laTrac (Toronto Recombinant Antibody Center).

Ideja është që të organizohet një studim klinik midis Kanadasë, Indisë dhe Italisë dhe dosja që do t'i paraqitet Agjencisë Italiane të Barnave (Aifa) është në përgatitje e sipër.

Rruga e antitrupave monoklonalë specifikë kundër sarsCoV2 u hap në mesin e muajit Mars me zbulimin e antitrupave të parë anti-Covid-19 monoklonal nga studiues të Universiteti holandez i Utrecht-it.

Molekula quhet 47D11 dhe në testet laboratorike është provuar e aftë të neutralizojë koronavirusin, duke sulmuar proteinën Spike të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimoza Petani: 13/05/2020 15:42

    Plazhi është jetê...kush ka mundêsi ta shfrytêzojê sa mê gjatê.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!