Koronavirusi, Hungaria shtyn gjendjen e jashtëzakonshme me 3 muaj

Koronavirusi, Hungaria shtyn gjendjen e jashtëzakonshme me 3 muaj

Foto ilustruese

Hungaria ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj dhe mbajtjen e kufizimeve kudnër koronavirusit dhe parashikon të autorizojë të gjitha vaksinat ekzistuese që janë administruar tashmë tek më shumë se një milionë persona.

Përballë një situate shëndetësore që mbetet shqetësuese në Europë, autoritetet kanë vendosur një zgjatje përtej afatit 8 shkurt”, njoftoi në një konferencë shtypi, Gergely Gulyas, kreu i zyrës së kryeministrit.

Parlamenti do të thirret ta miratojë zyrtarisht këtë masë muajin e ardhshëm. “Kufizimet aktuale mbeten deri më 1 mars. Qëllimi është të shmangim një valë të tretë”, theksoi Gulyas.

Hungaria nuk është kufizuar, por një shtetrrethim ku ka hyrë në fuqi nga ora 20:00 deri në orën 05:00, grumbullimet janë të ndaluara, restorantet të mbyllura dhe mbajtja e maskës në hapësirat publike e detyrueshme.

Në arsim, gjimnazet dhe universitetet vazhdojnë mësimin online, ndërkohë që shkollat fillore dhe çerdhet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Qeveria, që nuk reshtur së kritikuari ngadalësinë e procesit të vaksinimit në Bashkimin Europian, përsëriti nevojën për të rritur ritmin.

“Ai po përgatit një dekret që do të lejojë miratimin çdo vaksinë që është marrë tashmë nga më shumë se një milion njerëz”, theksoi Gulyas. Javën e kaluar, Budapesti miratoi përdorimin e vaksinës ruse Spoutnik V dhe porositi dy milionë doza, por i mbetet ende autoritetit shëndetësor të japë dritën e gjelbër.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia