Koronavirusi/ Kontrolle në e Shëngjin! Drejtori i Portit: Nuk janë konstatuar raste të dyshuara

SHENGJIN- Të gjitha anijet që vijnë nga vendet perëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, kontrollohen imtësisht nga autoritetet portuale dhe ato shëndetësore. Këto masa sigurie kanë ardhur si mënyre parandalimi, pas përhapjes së koronavirusit të ri kryesisht në Kinë.

Drejtori i Portit të Shëngjinit Gjergj Prendi ka bërë të ditur se deri tani nuk janë konstatuar raste të dyshuara me koronavirus, ndërsa kontrollet do të jenë prezente deri në tejkalimin e kësaj situate.

"Në zbatim të urdhërit të ministrisë së Shëndetësisë kemi nxjerrë një urdhër për kontrollin e të gjitha anije që hynë në portin e Shëngjinit për tu përpunuar dhe ekuipazhit që janë në anije. Pas kontrolleve personat që kanë qenë në ekuipazh kanë rezultuar që nuk kanë probleme kanë shëndet të mirë", tha Gjergj Prendi Drejtor i Portit Shengjin

Në portin e Shëngjinit hynë vetëm anije transporti pa pasagjer dhe kontrollet bëhen tek personat që ndodhen në ekuipazh, që janë shtetas nga vende të ndryshme të Evropës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KRAPI: 19/02/2020 10:02

    Komplet fallsitete vetem nje te vertete e besoj qe ne lidhje me virusin jena veni ma i PASIGURTE NE BOTE-kena vetem zotin ne mbrojtje.

    Përgjigju
  • Ana: 18/02/2020 20:47

    Porti Shengjinit eshte porti me i madh ne Europe dhe per kete arsye jane shtuar dhe masat antivirus. Vendet perendimore te marrin shembullin e ketij porti dhe te Drejtorit te Portit qe i ra bretku gjithe diten ne pune, duke bredhur neper kalatat pafund te ketij porti gjigand dhe me fluks te papare anijesh tregtare, pasagjeresh, peshkarexhash e kroçierave nga e gjithe bota. Shifeni kete drejtorin sa serioz qe eshte dhe me sa perkushtim e ka kete pune... hahahaha Shengjinistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV