Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka postuar një foto në Facebook ku shkruan se është izoluar për shkak të koronavirusit.

"Më mirë të izoluar dhe me shëndet të plotë sot, se sa të sëmurë të izoluar nesër nëpër spitalet tona me 1001 halle dhe me qeveri që çthotë sot nuk thotë nesër! Shpeto veten, familjen dhe ruaj shoqërinë!

Shoqëri e mirë janë librat, për këtë fundjavë unë sugjeroj;

1-Si vdesin demokracite

nga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

2- Ne të gjallët, Ayn Rand

3- Mengjeset në Kafe Rostand, Ismail Kadare

4- Emri i Trendafilit, Umberto Eko

Po ti?" shkruan ai.