Koronavirusi ka vrarë jo vetëm njerëz por ka rrëzuar edhe klishe e idioma

Koronavirusi ka vrarë jo vetëm njerëz por ka rrëzuar edhe klishe e idioma

Infeksioni i koronavirusit nuk ka shkaktuar vetëm viktima por edhe shumë besime, klishe, idioma dhe fraza që deri dje dukeshin të pavdekshme. Cunami koronavirus ka rrënuar shumë prej tyre dhe teksa kemi hyrë në fazën 2 të pandemisë, të paktën 5 prej tyre nuk janë më pjesë e normalitetit të ri

1-   New York-u nuk është më ‘qyteti që nuk fle’

Metropoli gjithnjë i ndriçuar që nuk ka njohur deri dje kufij midis ditës dhe natës për herë të parë në historinë e tij është ndalur. Viktimat janë të shumta dhe rrugët mbeten të boshatisura.Qyteti që nuk fle kurrë është pushtuar nga gjumi i përjetshëm.

2. Muri Kinez nuk është më i pa depërtueshëm

Në të vërtetë, gjithçka që ka të bëjë me koronavirusin ka dalë prej andej, prej Kinës. Ai tani është kthyer në një vend simbol prej nga ka dalë sëmundja që ka përfshirë gjithë globin

3. Lourdes në Francë nuk bën më mrekulli

Faltorja më e famshme në botë është mbyllur për besimtarët dhe nuk dihet se kur do të rihapet me pasoja katastrofike për llogaritë e saj, të cilat tani do të duhet një mrekulli për t’i rikuperuar.

4. Europa nuk është më një mundësi

Në kthesën e Mijëvjeçarit, ishte domosdoshmëria që duhej të hapte dyert e parajsës, Europa shteti pa kufij që do të anulonte dallimet dhe egoizmin për t’i dhënë secilit punë si dhe prosperitet e të ardhme. Tani, përkundër mijëra viktimave dhe një falimentimi epokal, teksa fiton një euro do të duhet të harxhosh tre. Të lëvizësh si turist në Europë? Më mirë shëtit nëpër shtëpi...

5. Të mbulosh fytyrën nuk do të thotë më se je kriminel

Në kohën e pandemisë nuk ka më polemika nëse duhet mbuluar fytyra apo jo dhe as paragjykimi se mund të jesh kriminel. Tani nuk ka më asnjë problem: të gjithë të maskuar sidomos kur ju ndalon policia...

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave