Koronavirusi, maratona e solidaritetit në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve

Koronavirusi, maratona e solidaritetit në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve

Një maratonë shtëpiake në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve në ballë të luftës kundër koronavirusit.

Është ky projekti i nisur dhe i trajtuar nga dy herë  kampioni Germán Silva Martínez, vrapuesi meksikan që dy herë fitoi maratonën e New York-ut në vitin 1994 dhe 1995 dhe gjithashtu që përfaqësoi Meksikën dy herë në Lojërat Olimpike në vitet 1992 dhe 1996. Sot në moshën 52 vjeçare, ai ka dalë në ‘pension’ për ca kohë, por gjithmonë ka përdorur hapin e tij proverbial për të financuar aktivitete bamirësie, si  në vitin 1994 kur ai përdori paratë nga fitimet e tij për të sjellë energji elektrike në qytetin e tij të largët Tecomate, në Meksikë.

Para tre ditësh ai drejtoi përsëri një maratonë, por këtë herë nga rutina e shtëpisë së tij në Querétaro, në Meksikë, duke u kërkuar edhe të tjerëve që të vraponin me të të paktën një kilometër, për nder të punonjësve shëndetësorë në vijën e parë, në luftën kundër pandemisë.

Për ta mbështetur atë, u grumbulluan atletë me famë të madhe: si Frank Shorter, 72 vjeç, vrapuesi i maratonës amerikane që fitoi garën e specialitetit në Olimpiadën e famshme të vitit 1972 në Monako, Bill Rodgers, gjithashtu 72 vjeç me 22 medalje fituar në maratona të famshme apo dhe anglezja Paula Radcliffe, 46-vjeçarja atlete, kampione e botës në vitin 2005.

Germán Silva Martínez edhe kësaj here nuk zhgënjeu, ai e mbaroi garën e tij në 2 orë e 56 minuta, duke arritur qëllimin për të vrapuar 42 kilometra brenda tre orësh. Sigurisht, një kohë më e gjatë se rekordi i tij prej 2 orësh dhe 8 minutash pothuajse 30 vjet më parë.

Michael Capiraso, presidenti i Neë York Road Runners, organizata jofitimprurëse që organizon maratonën në Big Apple dhe qëllimi i së cilës është kryesisht bamirësia, madje e ka shpërblyer atë me një medalje.

Kur e pyetën pse e ndërmorri këtë iniciativë në mes të pandemisë, Silva nuk ngurroi dhe tha: “E bëra sepse njerëzit kanë nevojë për motivim. Ne duhet të udhëheqim me shembullin tonë dhe të frymëzojmë shpresën. Edhe nga shtëpia mund të arrihen qëllime të mëdha”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë