Koronavirusi mbetet në ajër për 14 minuta! Në ambientet e mbyllura vret më shumë

Koronavirusi mbetet në ajër për 14 minuta! Në ambientet e mbyllura vret më shumë

Edhe biseda me një koleg në zyrë mund të çojë në transmetimin e koronavirusit nga një person tek një tjetër. Pikat e prodhuar gjatë bisedës mund të mbeten të përhapura në ajër deri në 14 minuta.

Ambientet e mbyllura janë më të rrezikshmet për të përhapur koronavirusin.

Që në fillim, na është thënë që të mos jemi pranë njerëzve që teshtijnë ose kolliten, sepse rreziku i pikave, të cilat prodhohen gjatë këtyre veprimeve, është shumë i lartë.

Edhe një bisedë mund të jetë e rrezikshme

Siç është raportuar nga ‘Corriere’, një hulumtim i ri i botuar në ‘Pnas’, shpjegon sesi pikat në fjalë mund të qëndrojnë në ajër midis 8 dhe 14 minutave edhe gjatë një bisede normale. Po flasim për mijëra pikëza më të mëdha se një milimetër. Në ambiente të mbyllura, siç janë zyrat, baret, dyqanet, shtëpitë, njerëzit asimptomatikë ose njerëzit me simptoma të buta mund të infektojnë ata përreth tyre.

Studimi u krye në laborator, ku megjithatë, nuk është e mundur të kuptohet saktësisht sasia e nevojshme e koronavirusit për të ndodhur infektimi.

Sidoqoftë, ky hulumtim nënvizon edhe një herë rëndësinë e përdorimit të maskave dhe mbajtjen e distancës së sigurisë në mënyrë që të shmanget ndonjë rrezik i mundshëm.

Pikat e frymëmarrjes që lëshojmë nga hunda dhe goja, dhe të cilat, me forcën e gravitetit, bien poshtë, duke shkuar ‘për të pushuar’ në tavolina, veshje, butona, me pak fjalë, në çdo sipërfaqe të pranishme. Ata që i prekin ata mund të infektohen duke i vendosur thjesht duart në fytyrat e tyre. Pikat gjithashtu mund të qëndrojnë pezull në ajër dhe të thithen nga njerëzit e tjerë.

2,600 pikëza të prodhuara në një sekondë

Studiuesit e MIT, Instituti i Teknologjisë Massachusetss, bënë hulumtime, që më vonë u botuan edhe në Jama, të cilat treguan se një teshtimë prodhon një grup pikash që mund të arrijnë 6-8 metra larg. Pikat më të mëdha bien më shpejt, ndërsa ato më të vogla avullojnë dhe quhen aerosole.

Një kollë prodhon rreth 3 mijë prej tyre, madje edhe më keq teshtima që arrijnë rreth 40 mijë.

Gjatë një studimi të realizuar nga studiues të Institutit Kombëtar të Diabeteve dhe Sëmundjeve të tretjes dhe Veshkave të Universitetit të Pensilvania, një grup vullnetarësh iu kërkua të thoshin fjalët "qëndroni të shëndetshëm" disa herë në pjesën e hapur të një kutie kartoni. Lazerët e përdorur gjatë eksperimentit treguan se ndërsa fjalët ishin duke u folur, rreth 2,600 pika u emetuan në vetëm një sekondë, brenda së cilës shumë mirë mund të ishte edhe Covid-19.

Ekipi i hulumtimit, i udhëhequr nga Philip Anfinrud dhe Adrian Bax, vlerësuan madhësinë mesatare të pikave të mbetuar pezull në ajër, të cilat ishin rreth 4 mikronë.

Nëse flisni me zë të lartë, lëshohen edhe më shumë pika në madhësi më të mëdha.

Në një minutë bisede, një subjekt pozitiv me Covid mund të prodhojë afërsisht 1000 pikëza që përmbajnë koronavirusin që mund të mbetet në ajër për 8 deri në 14 minuta.

Studiuesit sqaruan se "këto vëzhgime konfirmojnë se ekziston një probabilitet thelbësor që të folurit normal shkakton transmetimin e viruseve në ajër në ambiente të mbyllura".

Ende nuk dihet nëse të gjitha pikat e emetuara janë vërtet të infektuara, apo nëse duhet të ketë një sasi minimale të koronavirusit brenda tyre që një person të infektohet.

Nëse dyshoni, është më mirë të shmangni bisedën me të tjerët ose duhet të mbani  distancën e sigurisë prej një metër e gjysmë. Po më mirë nëse me maskë dhe në një mjedis të hapur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?