Pronarët e një dyqani veshjesh që ndodhet në kufirin midis Belgjikës dhe Holandës janë detyruar të mbyllin gjysmën e dyqanit të tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke mbajtur të hapur pjesën hollandeze.
Dyqani Zeeman në komunën Baarle-Nassau, ku kufiri ndahet në gjysmë të rrugës, mori një qasje unike pasi qeveria federale belge urdhëroi mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore në vend.
Asnjë nga rrobat në anën belge të dyqanit nuk janë në dispozicion për blerje por gjysma e dyqanit në Hollandë vazhdon të mirëpresë klientët pasi qeveria hollandeze ka bërë thirrje vetëm për distancim fizik.

Një kordon është ngritur brenda dyqanit për të siguruar që klientët të respektojnë masat përkatëse.
Komente

