Në fletoren e bardhë të vizatimit, fëmijët kanë derdhur mendimet e tyre mbi COVID-19. Të gjitha kanë një emërues të përbashkët: E shohin botën me ngjyra!
Toka lëngon, por heronjtë e bluzave të bardha janë aty për ta shpëtuar.
Gjithashtu, ata përcjellin edhe mesazhe të forta për të mbrojtur gjyshërit, ata që janë shtresa më prekur e këtij virusit, por edhe thirrje për të qëndruar në shtëpi.
Foto janë publikuar nga ministrja Besa Shahini, si detyra shtëpie gjatë mësimit online, ku fokusi është jo vetëm për të marrë dije, por edhe për t'u argëtuar.