Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 593 raste të reja me koronavirus. Mësohet se 10 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 415 persona janë shëruar nga COVID.

Sakaq, që nga fillimi i pandemisë, janë diagnostifikuar me koronavirus 203,298 raste, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 7,157.