Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 432 të infektuar dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 432 të infektuar dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

432 raste të reja dhe 13 viktima. Ky është bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit. Nga 2,663 testime të kryera, të infektuarit janë konfirmuar si në vijim.

Shkupi – 142, Manastiri – 47, Prilep – 31, Kumanova – 22, Kavadari – 19, Tetova, Velesi dhe Koçani nga 18, Shtip dhe Radovishi nga 12, Demir Hisar – 9, Gjevgjelia, Resnja dhe Dellçeva nga 8, Vinica – 7, Gostivari, Negotino, Kriva Pallanka, Berova dhe Kratovë nga 6, Ohri dhe Kërçova nga 5, Strumica – 4, Krusheva – 3, Makedonska Kamenica – 2, Bogdanci, Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani nga 1.

Po ashtu, bëhet e ditur se Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 448 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 viktima. Prej tyre, 4 ishin nga Shkupi (45, 78, 88 dhe 90), 2 të vdekur nga Kumanova (42 dhe 70), Manastiri (51 dhe 68) dhe Prilepi (66 dhe 70), dhe një nga Dellçeva (74), Velesi (79) dhe Koçani (55).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 207.998, numri i të shëruarve është 192.370, numri i të vdekurve është 7.294, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.334.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun