Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 7 viktima dhe 606 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 7 viktima dhe 606 raste të reja në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtatë të vdekur dhe 606 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, që njëherazi paraqet edhe shifrën më të lartë të të infektuarve me COVID në dy muajt e fundit.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë i referohen testimit të 3,257 mostrave të bëra në laboratorët shtetërorë e privatë.

Viktimat janë, pesë në Shkup dhe dy në qytetin e Velesit, me çka numri i të vdekurve ka arritur në 7,204 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Numri më i lartë i të vdekurve apo mbi 80% janë të moshës mbi 60 vjeç. Në mesin e pacientëve që ndërruan jetë është edhe një 16 vjeçare që ka pa pasur sëmundje të tjera kronike.

Sa i takon të infektuarve, numri më i madh është regjistruar në Shkup, gjithsej 238, në Manastir-68, në Koan-30, Kavadar-29, Kumanovë dhe Prilep-28 ndërsa numër më i vogël në 25 qytete tjera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 320 persona të shëruar. Raste aktive me koronavirus janë 7,552 persona.

Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, institucionet ende nuk kanë dalë me të dhëna mbi shkaqet e rritjes së rasteve, por nga Klinikat Infektive besojnë se kjo ka bëjë me mungesën e masave dhe shkeljen e protokolleve gjatë fushatës elektorale në dy raundet e zgjedhjeve lokale më 17 dhe 31 tetor.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu kanë ngritur alarmin për rënien e interesimit për vaksinim. Deri më tani është imunizuar 37,5% e popullsisë me nga dy doza, shifër kjo larg pritjeve të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila kishte paralajmëruar se deri nga mesi i muajit të kaluar do të vaksinohet gjysma e popullatës dy milionëshe.

Të premten ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal dhe interesimi për këtë vaksinë është i lartë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, brenda 24 orëve për këtë vaksinë janë paraqitur rreth 11 mijë persona./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral