Koronavirusi në Shqipëri, Alimehmeti: Rifillimi i shkollës, të testohen fëmijët që do kthehen në klasa
Në prag të rifillimit të shkollave, epidemiologu Ilir Alimehmeti sugjeron që të testohen të githë fëmijët. Për sa i përket një karantine të dytë, Alimehemti thotë se ajo nuk do të zgjidhte situatën e pandemisë.
Redaksia 21 Shkurt 2021, 19:52 | Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 20:06
Në prag të rifillimit të shkollave, epidemiologu Ilir Alimehmeti sugjeron që të testohen të githë fëmijët.
“Të hënën rihapim shkollat dhe pse të mos i testojmë të gjithë fëmijët. Të mos ndalemi vetëm tek deklarimi i prindërit se nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Tek të rinjtë ka ndodhur dhe më parë. Nëse ne më parë kishim një numër të vogël të rinjsh të infektuar, normal edhe ato që do kishin simptoma të rënda do të ishin më të pakët”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.
Për sa i përket një karantine të dytë, Alimehemti thotë se ajo nuk do të zgjidhte situatën e pandemisë.
“Shifrat janë të larta. Numri spitalor është i lartë. Por është në gjendje të lartë të qëndrueshme. Nuk po shikohet rritje eksponenciale që u pa në gjysmën e dytë të janarit. Nga 1 shkurti deri më sot po shohim përgjigje pozitiviteti. Pjesa tjetër ka të bëje me sa testojmë dhe sa arrijmë të gjejmë. E rëndësishme ka që përqindja nuk rritet. Së pari duhet të marrim parasysh që çfarëdolloj mase të marrim bazohet mbi kapacitetin zbulues që ka ai shtet. Ne nuk e dimë se cili qytet është më problematik. Shifrat janë të rëndësishme, por duhet konsiderua se cilat janë moshat, vatrat. Nuk duhet të diskutohet vetëm mbyllja dhe hapja janë vetëm fitim kohe. Ta zbut pak numrin por kur ta hapim sërish njerëzit do të kujtojnë se kaloi. E rëndësishme është që ne të reduktojmë kontaktet”, tha ai.
Epidemiologu ka dhe një këshillë për të rinjtë, pasi kohët e fundit është rritur ndjeshëm infektimi i moshave të reja.
“Mesazhi është që të rinjtë të mos e çojnë virusin në shtëpi. Pra të mos infektohen vetë që të mos infektojnë moshat e vjetra sepse ato do ta vuajnë shumë ”, tha mjeku Alimehmeti”, përfundoi epidemiologu.
Ky eshte virolog medemek, komplet idiot. Numerat jame te larte, por varja thote. Ontario, Kanada, ka nje popullsi prej rreth 15 million banore. Pra te pakten 5 here me teper se ne. Ne nentor- dhjetor 2020 te prekurit nisen te kishin rritje nga 900 ne dite, ne 1200 e ne fillim janar deri ne 3000! Qeveria lokale vendosi lockdown total. Qe te kuptohemi, jo me police neper rruge. Njerzve iu kerkua te rrinin ne shtepi dhe leviznin vetem per nevoka esenciale. Mund te punonin vetem ato ne pune esenciale. Askush tjeter. Dhe kjo vazhdoi deri ne kete jave te shkurtit. Dhe numrat rane ne poshte 1000. Dhe nderkohe mijra vaksinohen ne dite. Por, bare, kafe, restorante, palestra do vijojne te mbyllura. Dhe lur shikon qe Shqiperia e vogel me 2 milion banore ose 2.5 million, me nje qeveri te stermadhe e bashki parazite ben cfare???!!! Asgje! Nuk eshte skandal, nuk eshte papergjegjshmeri, eshte kriminale. Pasi si pasoje e mosveprimit po sjell pasoja deri ne vdekjen e njerzve. Kjo eshte pergjegjesi penale per tere qeverisjen.
Përgjigju
Genci: 21/02/2021 22:20
A nuk do ishte me e udhes te kalonte sistemi arsimor online te pakten deri ne fund te marsit? Edhe situata mund te permiresohej edhe temperaturat do ishin me te favorshme, edhe vaksinimi do ecte me shume ne numra.
Përgjigju
Lavdosh: 21/02/2021 20:52
Ore a me thote njeri ku jane edukuar dhe formuar keta qe quhen eksperte.
A nuk e dine keta qe testi eshte nje snapshoot ne kohe. Mund te jesh negative ne diten perpara se te vesh ne shkolle dhe e merr virusin nje nate me perpara.
A most valle pas Testit njerezit duhen futur ne karantina?
Testet e shpejta perdoren kudo per situata te vecanta, psh ne shtepite e te moshurave kur punonjesit duhet te testohen perpara se te fillojne punen, kjo behen ne qendren dhe perseritet per cdo turn. Per shkollat kjo nuk ka llogjike dhe nuk mund te testosh 1 milion nexenesh cdo dite dhe ti mbash ata te izouluar brenda gardhit te shkolles per gjithe diten.
U dh.... ne eksperte qe vetem politike dijne te bejne dhe shesin pordha nje populli qe eshte terrorrizuar nga analistet dhe ekspertet
Ky eshte virolog medemek, komplet idiot. Numerat jame te larte, por varja thote. Ontario, Kanada, ka nje popullsi prej rreth 15 million banore. Pra te pakten 5 here me teper se ne. Ne nentor- dhjetor 2020 te prekurit nisen te kishin rritje nga 900 ne dite, ne 1200 e ne fillim janar deri ne 3000! Qeveria lokale vendosi lockdown total. Qe te kuptohemi, jo me police neper rruge. Njerzve iu kerkua te rrinin ne shtepi dhe leviznin vetem per nevoka esenciale. Mund te punonin vetem ato ne pune esenciale. Askush tjeter. Dhe kjo vazhdoi deri ne kete jave te shkurtit. Dhe numrat rane ne poshte 1000. Dhe nderkohe mijra vaksinohen ne dite. Por, bare, kafe, restorante, palestra do vijojne te mbyllura. Dhe lur shikon qe Shqiperia e vogel me 2 milion banore ose 2.5 million, me nje qeveri te stermadhe e bashki parazite ben cfare???!!! Asgje! Nuk eshte skandal, nuk eshte papergjegjshmeri, eshte kriminale. Pasi si pasoje e mosveprimit po sjell pasoja deri ne vdekjen e njerzve. Kjo eshte pergjegjesi penale per tere qeverisjen.
PërgjigjuA nuk do ishte me e udhes te kalonte sistemi arsimor online te pakten deri ne fund te marsit? Edhe situata mund te permiresohej edhe temperaturat do ishin me te favorshme, edhe vaksinimi do ecte me shume ne numra.
PërgjigjuOre a me thote njeri ku jane edukuar dhe formuar keta qe quhen eksperte. A nuk e dine keta qe testi eshte nje snapshoot ne kohe. Mund te jesh negative ne diten perpara se te vesh ne shkolle dhe e merr virusin nje nate me perpara. A most valle pas Testit njerezit duhen futur ne karantina? Testet e shpejta perdoren kudo per situata te vecanta, psh ne shtepite e te moshurave kur punonjesit duhet te testohen perpara se te fillojne punen, kjo behen ne qendren dhe perseritet per cdo turn. Per shkollat kjo nuk ka llogjike dhe nuk mund te testosh 1 milion nexenesh cdo dite dhe ti mbash ata te izouluar brenda gardhit te shkolles per gjithe diten. U dh.... ne eksperte qe vetem politike dijne te bejne dhe shesin pordha nje populli qe eshte terrorrizuar nga analistet dhe ekspertet
Përgjigju