Koronavirusi, një ilaç antikancerogjen kundër Covid. Profesori Italian: Antiandrogjeni funksionon, rezultatet po e dëshmojnë

Koronavirusi, një ilaç antikancerogjen kundër Covid. Profesori Italian: Antiandrogjeni funksionon, rezultatet po e dëshmojnë

Në Padova të Italisë po testohet një terapi e përdorur kundër kancerit të prostatës. 

Është më shumë sesa shpresë. Një ilaç që mund të na bëjë të kemi më pak ankth derisa kë kemi një vaksinë dhe kjo fal një ilaçi që sot përdoret në trajtimin e kancerit të prostates.

Ishte profesori Italian Franco Pagano, urolog dhe president i Institutit të Mjekësisë Molekulare në Veneto, i cili filloi eksperimentimin dhe trajtimin te disa pacientë me koronavirus në Padova dhe tani është shtrirë në të gjithë Veneto-n.

Duke ekzaminuar të gjithë pacientët me kancer të prostates, "Ne nuk kemi nxjerrë një kurë tjetër. Unë jam urolog dhe për vite me radhë kemi trajtuar kancerin e prostatës dhe kemi punuar për të kuptuar se cilat raste agresive duhen operuar dhe cilat jo. Kemi punuar për vite të tëra për të identifikuar format agresive të kancerit. Në prostatë ekziston një proteinë trans-membranore e quajtur Tmprss2 e cila është gjithashtu e pranishme në epitelin pulmonar. Në prostatë është një përshpejtues i tmerrshëm i tumorit por kemi pare që ai mund të kontrollohet me një ilaç antiandrogjen sepse kjo proteinë varet shumë nga testosteroni, dhe duke prishur testosteronin që ne prishim molekulën”, - thotë Franco Pagano.

Urologu dhe president i Institutit të Mjekësisë Molekulare në Veneto thotë se “Tani me epideminë e koronavirusit kemi pare se apoteza kryesore që i kushtohet koronavirusit është pikërisht Tmpsrr2. Kjo është dera e hyrjes në polmone. Kjo është arsyeja pse kemi pyetur veten nëse ilaçet antandrogjene që përdorim për kancerin e prostatës mund të funksionojnë gjithashtu për të bllokuar infeksionin”. 

Pagano thotë se nga 1250 pacientë me kancer të trajtuar me ilaçe antandrogjene, asnjë nuk u sëmur me koronavirus.  

Përkundër faktit se ata janë pacientë me kancer, pra të imunizuar. "Kjo është prova se antiandrogjeni funksionon ", thotë Pagano duke shtuar se kjo hipotezë studimi do të shpjegonte gjithashtu pse Covd19 prek burrat më shumë sesa gratë. 

"Mbi moshën 40 vjeç, kur hipertrofia e prostatës fillon të shfaqet, është më e lehtë që enzima Tmprss2 të fillojë të depërtojë në qelizë, duke shkaktuar ndryshimin e saj”. 

Franco Pagano tha gjithashtu se “Qëllimi është të kuptojmë nëse frenuesi që përdoret për prostatën është në gjendje të bllokojë enzimën Tmprss2 në qelizat e mushkërive të sulmuara nga koronavirusi”. 

Nëse, siç shpreson Pagano, përgjigjja do të jetë pozitive, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara. 

"Nëse funksionon ne mund të ndalojmë sëmundjen dhe të presim pa ankth mbërritjen e një vaksine dhe nuk do të duhet të shkojmë të kërkojmë ilaçe të tjera sepse ato janë tashmë të disponueshme", thotë Pagano duke shpresuar se në të ardhmen Italia do të fillojë të investojë në kërkime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)