Koronavirusi/ Pas Kuvendit mbyllet KPA-ja, shpërndahen punonjësit, aksion dezinfektues në gjykata, Bashkinë e Tiranës, drejtoritë e policisë dhe burgje

Koronavirusi/ Pas Kuvendit mbyllet KPA-ja, shpërndahen punonjësit, aksion dezinfektues në gjykata, Bashkinë e Tiranës, drejtoritë e policisë dhe burgje

Foto ilustruese

Ndërsa në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga koronavirusi, institucionet shtetërore vijojnë të kufizojnë deri në mbyllje veprimtaritë e tyre.

Pas Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka njoftuar shtyrjen pa afat të seancës së nesërme plenare si dhe nuk ka më asnjë plan për mbledhje të komisioneve parlamentare, veprimtarinë e ka kufizuar edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, organi fundor i Vetingut.

Nga nesër punonjësit e Kolegjit të Apelimit do të shpërndahen dhe punojnë nga shtëpia, ndërsa pezullohen pa afat seancat gjyqësore.

“Seancat gjyqësore publike dhe në dhomë këshillimi, që u përkasin juridiksionit të rivlerësimit dhe juridiksionit disiplinor, të publikuara për t’u zhvilluar, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë.

Pezullohet afati i zbardhjes së vendimeve për periudhën nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.

Veprimtaria e punës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik”, njofton KPA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë të Vetingut, deri më tani nuk ka publikuar asnjë njoftim për kufizimin e veprimtarisë.

Ndërkaq, nga data 10 mars, Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë shërbimin e pritjes së qytetarëve. Në të njëjtën kohë, në kuadër të masave kundër koronavirusit, pas Kuvendit, organeve të larta të drejtësisë dhe dhjetëra institucioneve të tjera, sot kanë nisur procedurat për dezinfektimin e ambienteve Bashkia e Tiranës, disa drejtori policie, burgjet, spitalet etj.

Në ftesën për ofertë të publikuar sot nga Bashkia e Tiranës thuhet se “Operatori ekonomik i renditur i pari, duhet të paraqitet pranë autoritetit kontraktor brenda 24 orëve.

Kërkojmë nga ju vlerësimin me seriozitet të kërkesave tona përpara se të ofertoni, në mënyrë që të përmbushni detyrimet që merrni përsipër me paraqitjen e ofertës, në rast se shpalleni fitues”.

Po ashtu, kanë nisur sot procedurat e dezinfektimit tw Muzeut Historik Kombëtar, Qendra Balneare Peshkopi, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Tropojë, Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës, Qendra e Artit dhe e Kulturës Korçë, Agjencia e Administrimit Tregjeve Tiranë, Qendra Kombëtare Pritëse Azilkërkuesve Babrru Tirane etj.

Ndërkaq, janë tejkaluar procedurat dhe ka nisur zbatimi masave kundër koronavirusit në Gjykatën e Tiranës, Institutit e Sigurimeve Shoqërore, Spitalin e Ersekës etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia