Ka shkuar në 572226 numri total i vaksinimeve të kryera në vend, ku vetëm 24 orët e fundit janë kryer 15642. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Twitter: “15642 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës ShqipëriaBuzëqesh janë kryer 572226 vaksinime”.
Vaksinimi masiv në vend vijon prej më shumë se një muaji dhe efektet kanë filluar të ndjehen, duke parë uljen e numrit të infeksioneve ditore dhe fataliteteve.
Shqipëria vijon që të shënojë rekorde në vaksinimin masiv të popullsisë kundër COVID, për sa i përket dozave javore për 100 banorë, ku sipas të dhënave të publikuara në faqen prestigjioze e të dhënave ourworldindata.org, vendi ynë është renditur i pari, sa i përket vaksinimit të popullsisë për 100 banorë në 7 ditët e fundit, duke lënë pas BE dhe Rajonin.
Ndërkohë vendi unë ka dalë edhe nga harta e kuqe e COVID në botë, duke u renditur mes vendeve që kanë një trend në rënie të rasteve me COVID dhe përmirësim të situatës me pandeminë.
Janë katër lloje vaksinash që përdoren deri më tani në vend, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V, ndërsa procesi i vaksinimit po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Foto e publikuar nga Manastirliu mbi numrin e vaksinimeve të kryera
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4102
Lajme të tjera
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Karta e Studentit edhe në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor
27 Mars, 13:27
-
Nis 'Java e Parasë', Sejko: Aktivitete për menaxhimin dhe mbrojtjen e parave! Teknologjia rrezik për mashtrimin financiar
18 Mars, 14:57
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
Vaksinë kundër kancerit deri në 2030-n
7 Mars, 16:22
-
U dëmtua nga tërmeti, shkolla ‘26 Nëntori’ rihap dyert, Veliaj: Sot kemi institucione shumë herë më të mira se privati
7 Mars, 12:03
-
VIDEO/ Hap dyert në prag të 7-Marsit shkolla 'Skënder Libohova' në Lushnje, Rama bën kosh në fushën e basketbollit
6 Mars, 17:10
-
62-vjeçari gjerman vaksinohet 217 herë kundër Covid
5 Mars, 22:26
-
Studimi/ 'Foshnjat e pandemisë' Covid-19 kanë dy ndryshime biologjike 'magjepëse'
5 Mars, 18:59
-
Studim/ Zgjatja e Covid mund të ulë IQ-tuaj deri në gjashtë pikë
5 Mars, 15:24
-
Tiranë, përurohet shkolla e re “Bedri Llagami” në Vaqarr, Veliaj: Fillojmë lotin tjetër! Ministrja: Nga korriku, rriten pagat për mësuesit
5 Mars, 12:18
-
Manastirliu në Universitetin e Sporteve: Gati investimi për pistën e re të atletikës
4 Mars, 15:25