Koronavirusi, shkon në mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve
Foto nga procesi i vaksinimit në Sheshin Skënderbej
Ka shkuar në më shumë se 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit në vend. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Oegrta Manastirliu, e cila thotë po vijon pa u ndalur puna për arritjen e objektivit të 1 milion vaksinimeve që kërkohet të kryhen brenda muajit qershor.
"Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime. Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë të 1 MILION vaksinimeve", shkruan Manastirliu.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/609ecf39cbc62186255506_1219628478493200_6377773579631888389_n.jpg)
Foto e postuar në Facebook nga Manastirliu
Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për disa kategori ku këtu përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terenit.
Çdo javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kryerja e 1 milion vaksinimeve në të gjithë vendin.
Ndërsa 4 ditë më parë në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë. Vijimi i procesit të vaksinimit masiv do të sjellë edhe një sezon turistik më të lehtësuar. Njëkohësisht edhe shifrat ditore të COVID kanë shënuar ulje drastike. Për 24 orët e fundit janë raportuar 49 raste të reja dhe 1 viktimë.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
76.3%
-
Jo
16.8%
-
Ndoshta
6.9%
Vota total: 173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
'Paris 2024'/ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar: Mbështetja jonë për sportin elitar thelbësore për suksesin e sportistëve olimpistë
16 Korrik, 09:08
-
Aplikimi dhe regjistrimi i studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025, MAS publikon kalendarin
6 Korrik, 09:33
-
Skandali tek Onkologjiku/ Adriatik Lapaj dorëzon kallëzim në SPAK: Ministrat dhe drejtorët e reparteve kanë qenë në dijeni
28 Qershor, 11:30
-
Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik! Përfitojnë 135 mijë punonjës
26 Qershor, 13:09
-
Rindërtohet shkolla 'Emin Duraku, Veliaj e Manastirliu: Kantiere ndërtimi 10 shkolla të reja në Tiranë e 40 në të gjithë vendin
7 Qershor, 12:38
-
Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu: Vetëm në Elbasan po trajnojmë mbi 1600 mësues
4 Qershor, 19:42
-
2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”
24 Maj, 17:10
-
‘Arsimi në ditët e tij më të këqija’/ Deputetja Xhixho kërkon interpelancë me Manastirliun: Dështim i qeverisë dhe ministrisë së Arsimit
11 Maj, 18:53
-
Nesër Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA
1 Maj, 13:31
-
AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor
30 Prill, 20:05
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
Kjo puna e VAKSINIMIT ka qënë një nder punet me te mira te shtetit , frutet uroj ti shikojme në turizem
Përgjigju