Mbërrijnë në Shqipëri 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Deri tani kemi marrë më shumë se 760 mijë në total! Vijojmë pa ndalur për të kryer 1 milion vaksinime

Kanë mbërritur në Shqipëri 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili postoi në Facebook edhe një foto nga mbërritja e vaksinave në aeroportin e Rinasit.

Kryeministri shkruan se vaksina kundër koronavirusit do të vijnë çdo javë në vend, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara, duke theksuar se do të vijojnë pa u ndalur drejt arritjes së objektivit për kryerjen e 1 milion vaksinimeve.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se vaksinimi po vijon me ritme të larta dhe në total janë kryer mbi 600 mijë vaksinime.

"Janë vaksinuar deri tani më dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive dhe po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kudo nëpër Shqipëri. Ritmet e vaksinimit në vend janë ritme të larta, pra vijon intenisteti i vaksinimeve ditore. Kemi vaksinuar tashmë më shumë se 600 mijë qytetarë, ndërkohë që presim në vijimësi dozat e vaksinave, sipas kalendarit të lëvirimit të kontratave”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë foli për lehtësim gjatë sezonit të verës, në varësi të situatës që po vlerësohet në dinamikë.

“Do të intensifikojmë vaksinimin e kombinuar. Grupet +60 vjeç dhe të sëmurët kronikë po vijojnë të vaksinohen kudo në qendrat shëndetësore dhe në pikat e përqëndruara të vaksinimit dhe sigurisht edhe grupet prioritare, të cilat janë në planin tonë, siç janë edhe punonjësit e operatorëve turistikë, në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar, për të mbërritur në një lehtësim padyshim përgjatë periudhës së verës, gjithmonë duke vlerësuar situatën epidemike, e cila vlerësohet në dinamikë nga Komiteti ynë i Ekspertëve”, tha Manastirliu.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj.  Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 601,291 doza të vaksinës kundër covid19, prej të cilave mbi 479,020 vaksinime janë kryer për persona mbi 60 vjeç.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Mbërrijnë 11700 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Çdo javë do vijë vaksina anti-COVID! Deri tani kemi marrë më shumë se 760 mijë

Kanë mbërritur në Shqipëri 11700 doza të vaksinës Pfizer. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në 760 mijë. Ai thekson se procesi i vaksinimit në vend do të vijojë pa u ndalur, për të arritur objektivin e 1 milion vaksinimeve.   

"11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

 Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime", shkruan Rama.

Ora 19:16
Manastirliu: Janë vaksinuar 6 mijë gra dhe vajza që punojnë në fasoneri

Foto e publikuar në Facebook nga Manastirliu

6 mijë vajza dhe gra që punojnë në fasoneri kanë marrë deri më tani vaksinën e koronavirusit. Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto me një punonjëse të këtij sektori.

"Gentiana është një prej 6000 grave dhe vajzave, që punojnë në sektorin fason dhe që janë vaksinuar falë planit tonë të vaksinimit masiv për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga Covid19", shkruan ministrja.

I.K./MC/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PD-së, a besoni se do të bëhet vettingu i politikanëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

I dënuar me 12 vite burg, ndahet nga jeta Gate Mahmutaj, ish kreu i grupit kriminal në Lazarat! U arrestua në super operacionin e policisë të vitit 2014